Policia e Fierit ka vënë në pranga Izmir Krasniqin të dënuar në Itali me 14 vjet burg për vrasje me paramendim dhe vjedhje me dhunë.
Sipas policisë 30-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Torinos e bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2015, kur gjashtë shqiptarë rrahën për vdekje një maroken.
Ngjarja për të cilën akuzohet daton në 12 janar 2015 ne mes të rrugës Borgomasino, në Torino kur shqiptarët masakruan me grushte e shkelma Said ëahdoud 24 vjeç.
Si prove u përdorën kamerat e sigurisë që nxorën zbuluar shqiptarët. Pamjet treguan makinat e shqiptarëve, tip “Alfa”, të cilët janë larguar 10 minuta pas ngjarjes. Kur i ndaloi policia pak pas ngjarjes njerit prej shqiptarëve iu gjetën gjurmë gjaku në këpucë.
NJOFTIMI I PLOTE
Fier
Vijojnë operacionet nga Policia e Fierit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 14 vite burg për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.
Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:
Izmir Krasniqi, 30 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
