I dërguari amerikan me mision diplomatik në Shqipëri, Devid Uisner (David Wisner), vizitoi të premten (1 shtator) afganët që strehohen në Shëngjin në pritje të emigrimit drejt SHBA-së.
Takimi u zhvillua në praninë e punonjësve socialë, të cilët prej vitit 2021 ndihmojnë shtetasit afganë në vendin e posaçëm për ta.
Atyre u mundësohet strehim, ushqim dhe kujdes mjekësor falas.
“Deri më tani, afganët kanë përjetuar mikpritjen legjendare të Shqipërisë përpara se të lëvizin drejt banesave të përhershme në shtetet e tjera, përfshirë edhe Shqipërinë,” informoi Usiner, i ngarkuari me punë i SHBA-së në Shqipëri, nëpërmjet rrjetit social X.
Shtetasit afganë janë vendosur në një kompleks të Shëngjinit pas një marrëveshjeje të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Sipas autoriteteve shqiptare, aktualisht në Shqipëri ka rreth 1 mijë afganë në Shëngjin dhe Durrës, familjarë, por edhe ish-punonjës të Qeverisë afgane, aktivistë dhe gazetarë.
