Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

I dha tokë babait? Malaj: Gazetari i “kënetës së bufit”, lëshon tymnajen e radhës në drejtimin tim

18:27 / May 8, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
495044143 1262855785839634 4379374550883198252 n e1746720592720
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-kreu i bashkisë së Matit dhe kandidat i PS-së për deputet në qarkun Dibër, Agron Malaj ka reaguar pas një shkrimi, që thuhet se i ka dhënë tokë babait të tij. Teksa e quan një lajm që vjen nga një gazetar i ”kënetës së bufit”, Malaj ka publikuar edhe dokumentat.

Postimi i plotë

Gazetari i “kënetës së bufit”, lëshon tymnajen e radhës në drejtimin tim. Në mënyrë krejt abuzive dhe me ligësi të madhe që i vjen si rrjedhojë e humbjes spektakolare me 11 Maj, gazetari i “kënetës së bufit” abuzon teksa thotë që unë i paskam dhënë tokë babait tim gjatë drejtimit të bashkisë. Në respekt të matjanëve dua të sqaroj se nuk ka asnjë vendimarrje nga bashkia Mat dhe akoma më tepër nga ana ime në detyrën si kryetar i kësaj bashkie.

Ndryshe nga sa dezinformon publikun ky pseudo-gazetar është vetëm një shkresë për përcjelljen pranë Zyrës vendore të ASHK-së Mat, të kërkesave për kalimin në pronësi të tokës bujqësore të paraqitura nga banorët pranë njësive administrative të bashkisë Mat, proçedurë kjo në zbatim të parashikimeve të nenit 14 pika 2 e ligjit Nr.20/2020 “Për përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Siç lexohet qartë në shkresë, nuk kemi të bëjmë në asnjë rast me vendimarrje për kalim pronësie të tokës bujqësore, pasi ligji Nr.20/2020 nuk i lejon asnjë kompetencë si organ ekzekutiv bashkisë, madje nuk parashikon as rolin e saj si propozues.

Akoma më tepër, përcaktimet e nenit 14 pika 3 të ligjit Nr.20/2020 saktësojnë se është Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ajo që verifikon plotësimin e kushteve për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore, si dhe përsëri është ajo që harton listën e përdoruesve faktikë të tokës bujqësore për çdo ish-kooperativë dhe/ose ish-ndërmarrje bujqësore, të cilën ia paraqet për miratim këshillit bashkiak, pra dhe propozimin për miratimin e listës së përdoruesve faktik në Këshillin e Bashkisë përkatëse e harton ASHK-ja. Për pseudo-gazetarin populli matjan do e japë përgjigjen e vet me 11 Maj duke votuar numrin 5.

496120235 1262855775839635 758576211592102807 n

Agron Malaj mat PS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Konflikti Iran-Izrael, Basha: Pas sulmit disa gjëra shkuan gabim

21:50 / June 20, 2025

Kumbaro në Kavajë: Tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve, policia në terren për zbatimin e ligjit

21:20 / June 20, 2025

Perëndimi magjik në Borsh, Rama poston foton nga bregdeti

20:50 / June 20, 2025

VIDEO/ Tabaku thirrje për ndryshim: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane

20:22 / June 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.