Deputeti Flamur Noka ka reguar pas daljes së bisedave në Whatsapp me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja gjatë seancës së sotme plenare.
Noka thotë se ka komunikuar me Nikollën që t’i jepej fjala Berishës në Kuvend! Përmes një postimi në rrjete sociale, Noka shkruan se në lidhje me ministrin e drejtësisë Ulsi Manja ai shprehet se duhet të pyesin atë për bisedën duke hedhur poshtë akuzat për pazare me socialistët.
“Unë kam komunikuar me Kryetaren e Kuvendit që t’i jepet fjala ish-Kryeministrit Berisha. Sms-ja e tregon qartë. Ulsin le ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bërë pazare që të më fusë në punë gruan siç i ka kërkuar pengu i pallateve të 5 Majit.
Flamur Noka i ka kërkuar të rrijë larg pazareve Rama-Brava në Dibër. Ai mund t’jua thotë vetë pse debatuam”, shkruan Noka.
