Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I dolën mesazhet private me Ramën, Soreca: Gjë e mirë që …

23:14 / May 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sorecaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pasi në media rrodhën mesazhet private në Whatsappmes tij dhe kryeministrit Edi Rama, reagon ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Ai thotë se nuk flet vetëm me qeverinë, por edhe me anëtarë të opozitës.

“Po është gjë e mirë që unë flas me të gjitha palët. E di që ju tashmë në këtë moment po i referoheni fotografimit të celularit tim, por fatmirësisht ambasadori i BE ka mundësi që të flasë me të gjitha palët. Po të kishin marrë një fotografim disa sekonda më parë të celularit tim do të kishin gjetur aty edhe mesazhe që vinin nga anëtarë të opozitës. Kështu duhet të jetë në fakt puna. Sa i përket thelbit të atyre gjërave që janë fotografuar, për këto nuk dua të flas, nuk dua të hyj në hollësi, pasi kam folur me persona të cilët janë parë në atë fotografi”, tha ai për “Real Story”.

Por cili është shkaku i situatës politike në të cilën ndodhet Shqipëria?

“Në Shqipëri tashmë kam 9 muaj që jam këtu pavarësisht se unë kam shumë vite që kam punuar për këtë por çdo dy-tre vjet rritet ky cikël gjendet një zgjidhje. Puna është se Shqipëria a ka nevojë të thyejë këtë cikël dhe këtë tranzicion që ka filluar përpara shumë vjetësh me anën e një kodi të ri zgjedhor apo palëve. Kjo nuk është një krizë e zakonshme, unë respektoj vendimin e opozitës për të dalë nga parlamenti. Unë nuk jam dakord me këtë vendim pasi mendoj se parlamenti është vendi i duhur ku duhet të qëndrojë opozita, por unë kam dëgjuar shqetësimet e tyre dhe e di që ky vendimi i tyre nuk është një vendim i lehtë, kanë pasur arsyet e tyre. Ne duhet t’i dëgjojmë të gjithë palët, pasi opozita po flet fort për pikëpyetjet e tyre. Por këtë moment pyetja është a nuk ka ardhur koha që sistemi politik shqiptar të ulet dh eta rimendojë sistemin politik në një mënyrë e cila do ta lejojë Shqipërinë që të dalë nga ky tranzicion”.


soreca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Me Smart City nuk do të ketë më makina të djegura pas krimeve, inteligjenca artificiale do të parandalojë ngjarjet

14:54 / July 16, 2026

Përvetësuan 69 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale, arrestohen tre zyrtare të Postës Shqiptare në Durrës

11:51 / July 16, 2026

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Ja të gjithë fituesit

08:57 / July 16, 2026

Merret vendimi, Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin, Republika e Irlandës

08:12 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.