Ish-kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike Jemin Gjana është kundër zërave që kërkojnë zgjedhje brenda Partisë teksa ende sipas tij nuk është përcjellë “kufoma” e zgjedhjeve elektorale që ai quan rezultatin e zgjedhjeve.
Sa i përket lëvizjes që ka nisur ish-Presidenti Bujar Nishani, Arben Imami dhe ish-funksionar të PD-së, Gjana tha se ai nuk dëshiron të kthehet te nëntogerët e ’91-shit apo te gjeneralët e ‘97-ës.
Por i menjëhershëm është dhe reagimi i ish-deputetit të PD Fatos Hoxha, ish anëtar i Komisionit parlamentar të Ligjeve dhe atij të Sigurisë. Hoxha ka ironizuar Jemin Gjanën teksa shkruan se “Jemini fiton sa herë që flet…humbja i vjen gjithmonë pas katër vjetësh…”
“Sot në mëngjes, ndërsa pinim kafe, një miku im që sapo kishte lexuar një intervistë të Z. Jemin në gazetën Panorama më tha: ” … kjo intervistë e Jeminit më pëlqen shumë. Jemini është koherent. Kështu ka folur edhe kur humbëm zgjedhjet në 2017-tën. Jemini fiton sa herë që flet…humbja i vjen gjithmonë pas katër vjetësh…”, thekson Hoxha.
