Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

I dorëzoi mandatin pasardhësit, ish-kryebashkiaku i Mirditës: E mora me borxhe, po e lë me projekte në zhvillim

19:33 / June 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
356417711 780743376844700 7547091597400081007 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj, pas ceremonisë së dorëzimit të postit tek pasardhësi i tij, Albert Melyshi, kandidat fitues në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka bërë një reagim në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai shkruan se dy mandate më parë e mori bashkinë në një gjendje të mjerueshme dhe pa asnjë bazë materiale, ndërsa sot po e dorëzon në duart e kryebashkiakut të ri pa asnjë borxh dhe me projekte në zhvillim e sipër.

Postimi i plotë:
Sot i dorëzova detyrën kryetarit të ri të Bashkisë Mirditë Albert Melyshit, përmes një akti simbolik të përshkruar si më poshtë:
Tetë vite më parë qytetarët më besuan të drejtojë Bashkinë Mirditë.
Bëra sa munda me gjith fuqinë e mendjes dhe të zemrës për t’jua kthyer besimin në të mira materiale, social-kulturore e shpirtërore
E gjeta Bashkinë me 100 milion lek të reja borxhe, pa mjete dhe vegla pune, pa bazë materiale për mirmbajtje qoftë dhe një pllakë trotuari apo llambë ndriçimi për ti zëvendësuar, dhe sot po jua dorëzoj institucionin e Bashkisë me zero borxhe me mjete dhe vegla pune të konsiderushme për të kryer shërbimin e mirmbajtjes, pastrimit, gjelbrimit, ndriçimit etj.

Jua dorëzoj sot detyrën dhe me disa projekte në zhvillim e sipër të mbuluara 100% me buxhetin përkatës, si
1) Asfaltimi i rrugës hyrëse Reps
2)Asfaltim i rrugës së Ndërfanës
3)Asfaltim rrugësh lagjie Rrëshen
4)Mbrojtje lumore Jezull
5)Ndërtim këndi lojrash për fëmijë Rrëshen(projekt i fituar nga BE)
6)Ndërtim i stacionit të ri zjarrfikës( projekt i fituar nga ODC Amerikane)
gjithashtu ju dorëzohet dhe magazina plot me bazë materiale për të vazhduar me punën e nisur për ndërtimin e trotuareve, kullimin e ujrave dhe vendosjen e ndriçimit publik kudo që janë të nevojshme dhe duke i ju mundësuar që ditën e parë të marrjes së detyrës kryetarit të ri një fillim të mbarë të punës.
Suksese në detyrën e lartë të Kryetarit të Bashkisë Mirdtë
Bëfshi më të mirën për Mirditën.

Albert Melyshi Ndrec Dedaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.