Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I drejton armën efektivëve, plagoset gjatë operacionit antikanabis

13:45 / May 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis parcela
Foto ilustruese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit bën të ditur se është plagosur një person ende i paidentifikuar, i cili u drejtoi armën policëve gjatë kohës që këta të fundit kishin shkuar për kontroll në territor për mbjelljen e kanabisit.

Efektivët i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë shtetasi ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTE

Fier/Informacion paraprak

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, grupi i kontrollit të territorit, i përbërë nga punonjës të Policisë të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier, ka konstatuar një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë shtetasi ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

Në drejtim të vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili në bashkëpunim edhe me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.