Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I ekzekutuan vëllain në sy të familjes, shfaqet në publik Missé Beqiri (FOTO)

10:05 / January 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5e2fef55cb0e6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Missé Beqiri është parë për herë të parë në publik që kur vëllai i saj u qëllua për vdekje në prag të Krishtlindjes.

Modelja dhe ylli i reality show-t “The Real Housewives”, 33 vjeç, është fotografuar duke shëtitur me të birin Julian, 5 vjeç dhe vajzën River, 2 vjeçe, të hënën, pesë javë pasi vëllai i saj Flamur (Alex) Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje para familjes së tij.

Modelja me origjinë shqiptare shihej duke biseduar me djalin Julian, të cilin e ka me ish-burrin e saj, ish-yllin e Manchester United, Anders Lindegaard, 35 vjeç.

Missé kishte në gisht një unazë që ia ka dhuruar partneri Jake pasi “MailOnline” raporton se ai i ka propozuar sërish asaj gjatë periudhës së Krishtlindjes, për të nisur një kapitull të ri në jetën e tyre.

“Incidenti i bëri ata të dy të kuptojnë se çfarë është më e rëndësishme – familja – kështu që natyrisht i afroi ata më pranë. Ri-propozimi nënkupton një kapitull të ri për ta si familje”.

Kjo periudhë ka qenë tepër e vështirë për modelen, e cila ka qenë në zi për humbjen e vëllait të saj 36-vjeçar.

Ai u qëllua për vdekje para gruas së tij që ulërinte, Debora Krasniqi dhe fëmijës, jashtë shtëpisë së tyre me vlerë 1.5 milionë paund në Battersea në prag të Krishtlindjes.

Kikboksieri suedez Anis Hemissi, 22 vjeç, nga Malmo, Suedi, u arrestua në aeroportin e Kopenhagës për vdekjen e Alex-it në 20 janar.



  • 640 0 5e2feed4d7fdc
  • 640 0 5e2feed5cc925

Anders Lindegaard Flamur (Alex) Beqiri Manchester United
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.