I ftohti i merr jetën një studenti te Universitetit të Lowa-s. I riu doli i papërgatitur për të ftohtin ekstrem në Midwest. Gerald Belz, 18 vjec u gjet pa ndjenja jashtë ndërtesës së kampusit rreth orës 3 të mëngjesit me 30 janar. Në momentin kur policët e gjetën, temperature jashtë ishte -10 gradë celcius.
Studenti u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe ndërroi jetë. Hetimet vazhdojnë por zyrtarët besojnë se shkaku i vdekjes së tij lidhet me motin.
Pas autopsisë, u vërtetuar se 18-vjecari nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit. Ndërkohë miliona amerikanë po përjetojnë ato që mund të jenë temperaturat më të ulta ndonjëherë, si pasojë e një mase ajrore të ftohtë që vjen nga Arktiku që është përhapur në të gjithë vendin.