Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I hoqën emrin nga PD? Nishani: Do i çoj në gjyq! Harxhi “thumb” Bashës: Kam vetëm një “iPhone”

21:55 / June 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
harxhi 2 640x438 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, ku në garë janë katër kandidatë.

E ndërsa ditët e fundit, Jemin Gjana që është kryetar i Komisionit Zgjedhor ka folur disa herë për listat, dy javë më parë në media qarkulloi një lajm që Bujar Nishani, i cili është kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së nuk e ka emrin mes atyre që do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri.

Por si qëndron e vërteta dhe çfarë komenti ka vetë Nishani? “Nëse është edhe kjo pastaj…. Duhet të jem sepse kur kam lënë zyrën e Presidentit të Republikës, jam paraqitur menjëherë në seksionin e lagjes, kam marrë teserën e PD-së.

Nëse nuk është emri do ta çoj në gjykatë, por jo në gjykatën e partisë, pasi PD nuk ka gjykatë. Statuti parashikohet që të ketë gjykatën e partisë, komisionin e Apelimit, dhe prej 4 vitesh është emëruar vetëm kryetari” tha sonte ai, raporton Abcnews.al.

Kandidatja për kryetare Edith Harxhi, teksa u kërkoi demokratëve që të mos bëhen qaramanë duke akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve nga shumica socialiste, i ftoi të bashkohen për të fituar. Në fund të takimit me demokratët në Tiranë, Harxhi kishte një “thumb” direkt për Lulzim Bashën, kur foli për pasurinë e saj.

“Unë sot e nis këtë garë për kryetare të PD-së me një “iPhone” të vjetër që e kam marrë para 7-8 vitesh, kam vetëm një makinë, asgjë tjetër, nuk kam 4 vila. Kam komplet edukatë tjetër” tha Harxhi.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthen një depo a*mësh në Siri/ 14 të vd*kur dhe 11 të pl*gosur

19:21 / September 9, 2026

Analisti: “PD me Sali Berishën është e mbaruar, dhe nuk vjen kurrë në pushtet”

17:23 / September 9, 2026

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Në bojkot administratat në Gjykatën e Tiranës, Fierit, Vlorës e Lushnjës! Nesër mbledhje e jashtëzakonshme e gjyqtarëve

16:58 / September 9, 2026

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

16:40 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.