Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I humbur prej shekujsh, gjendet një prej Kuranëve më të vjetër në botë

15:43 / December 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Faqe nga një prej Kuranëve më të vjetër dhe një pikturë e përshkruar si “Mona” e Uzbekistanit janë disa nga thesaret e ekspozitës së re në muzeun e Luvrit në Paris.

“Madhështitë e oazeve të Uzbekistanit” përmban më shumë se 170 punime që shfaqin pak nga e kaluara e  tij, duke përfshirë piktura murale, skulptura budiste dhe mjete të përditshmërisë që i përkisnin qytetërimeve të lashta.

Objekti kryesor janë dy faqe nga Kurani Katta Lungar, një prej dorëshkrimeve më të vjetra në botë që daton nga ditët e hershme të Islamit, që në shekullin VIII. Kurani ishte ruajtur për shekuj të tërë në mauzoleumin e një fshati të vogël të vendosur në majën e një mali.

piktura 1024x684 1

Sipas njërit prej kuratorëve të ekspozitës, në qendër të saj është Rruga e Mëndafshit e cila u jep rëndësi relikeve të gjetura gjatë rrugëtimit të karvanëve.

Një pikturë e rinovuar e shekullit të VIII, e quajtur “Piktura e Ambasadorëve” shoqërohet nga një seri pikturash murale që portretizojnë qytetin e lashtë të Afrasiab. Pjesë të saj mungojnë ndaj dhe nuk është e mundur të kuptohet plotësisht, por mbetet një kryevepër.

“Piktura e Ambasadorëve është një thesar kombëtar për popullin uzbek. Është ajo që unë e quaj Mona uzbeke”, u shpreh një prej kuratorëve duke iu referuar pikturës së famshme “Mona Lisa” nga Leonardo Da Vinçi.

KURAN
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.