Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

I hutuar në gjyq, gardisti që vrau gruan nuk dha asnjë shpjegim: Do flas…

21:30 / February 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gardisti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gardistiallias-vrasja-bashkeshortes2

I hutuar dhe pa asnjë fjalë, Alket Arapaj u përball dje me vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda, që e la atë në masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Kujtojmë se gardisti, tri ditë më parë, vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferi. Seanca për Arapajn filloi në orët e paradites së djeshme, ndërsa i prangosuri nuk foli asnjë fjalë gjatë seancës, e cila zgjati rreth një orë.

Burime nga seanca gjyqësore, bëjnë me dije se përveç pendesës për krimin e kryer, 44-vjeçari nuk pranoi të jepte shpjegime para togave të zeza, duke kërkuar që këtë ta bëjë në një moment të dytë. Ndërkohë, gjyqtarja e seancës paraprake, Liljana Baku, pasi dëgjoi prokurorin dhe provat e parashtruara prej tij, vendosi të lërë në burg Arapajn gjatë hetimeve.

Referuar hetimeve, dyshohet se shkak për vrasjen të jetë bërë xhelozia dhe mendimi se bashkëshortja e tij takohej me persona të tjerë. Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, për të cilën parashikohet masa ekstreme e dënimit, burgim i përjetshëm.

NGJARJA

Ngjarja e rënda ka ndodhur mëngjesin e 12 shkurtit në banesën e çiftit. Alket Arapaj është zgjuar herët dhe ka veshur uniformën e Gardës, pasi pak orë më vonë do të paraqitej në shërbim.

Hetuesit thonë se prej disa kohësh mes çiftit ka pasur debate të vazhdueshme mes tyre, por ditën e krimit situata është acaruar edhe më shumë. Në debat e sipër, dyshohet se gardisti 44-vjeçar ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të gruas, duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas ngjarjes, ai i ka telefonuar Policisë, duke rrëfyer krimin. Ndërsa u ka treguar se është efektiv i Gardës së Republikës. Për këtë arsye, në vendin e ngjarjes, përveç shërbimeve të Policisë, kanë qenë të pranishëm edhe oficerë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të cilët kryen arrestimin në flagrancë. Arapaj prej 21 vitesh ishte pjesë e Gardës së Republikës.

Ai kishte përfunduar arsimin e lartë ushtarak në vitin 1997 dhe që pas asaj kohë i ishte bashkuar Gardës. Së fundmi, ai mbante gradën Kapiten. Prej disa vitesh, ai shërbente në Njësinë nr.3 të Gardës, te Pallati i Brigadave. Ndërsa më herët kishte qenë edhe shoqërues i Personaliteteve të Larta Shtetërore. Në rrethin shoqëror dhe familjar, Alket Arapaj njihet si person i sjellshëm dhe praktikues i fesë islame, ndërsa edhe gruaja ishte e mbuluar.

Arapaj ishte i pajisur me armën e shërbimit tip pistoletë, të cilën në bazë të ligjit ka të drejtë ta mbajë me vete edhe jashtë orëve të shërbimit. Nga ana tjetër, burime nga Garda e Republikës thanë se Arapaj ishte një efektiv i rregullt, i përpiktë dhe pa masa disiplinore. Edhe bashkëshortja e tij, e cila mbeti e vrarë dje, ishte me arsim të lartë, e diplomuar për Histori-Gjeografi.

Panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.