Një grua e cila rezultoi pozitive me koronavirus ishte në kontakt më herët këtë muaj me një burrë i cili ishte shprehur “se dëshironte të përhapte virsin”.
BBC raporton burimet qeveritare të medias japoneze Kyodo. Burri rezultoi pozitiv për virusin më 4 mars, një ditë pasi prindërit e tij u infektuan gjithashtu.
Ai u kishte thënë se do të “përhapte virusin” dhe kishte shkuar në lokal e pab në të njëjtën natë ku kishte qenë dhe gruaja që ishte prekur.
Më pas ai i kishte thënë punonjësit të pabit se ishte me virus. Punonjësi e denoncoi në polici dhe pabi u dezinfektua nga zyrtarët e shëndetësisë.
Gruaja ndërkaq pati temperaturë disa ditë më vonë. Ajo aktualisht është në kushte të qëndrueshme shëndetësore.
