Mjeku Pëllumb Pipero, është emocionuar sot në mbremje dhe i janë mbushur sytë me lot. Në një lidhje direkte Pipero u surprizua nga një këngë që e kishin risjellë disa fëmijë.
Bëhet fjalë për “Këngën e mjekut” dhe Pipero pasi dëgjoi këtë këngë u përlot e tha se përjtoi një emicion të veçantë.
“Sot duhet të jesh mjek të përjetosh këto emocione, është e jashtëzakonshme. I kam sytë me lot, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty në spital dhe të dëgjosh këto vajza që të përjetosh këto emocione. Ju përqafoj fortë ato dhe juve që na i sollët këto emocionuese”, ka thënë mjeku.
Pak javë më parë Pipero përjetoi të njëjtin emocion, pasi një vajzë e vogël i kishte dërguar një letër dhe e falenderonte për gjithçka kishte bërë.