Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

I kanë prishur raportet me Bardhin? Rrëfehet menaxheri

21:23 / March 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jetmir agaj21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin Canape7 ka qenë menaxheri Jetmir Agaj, i cili ka folur për herë të parë me detaje rreth raportit të tij me reperin Bardhi që bëri shumë bujë në rrjet. Ai sqaron se raporti i tyre vazhdon të jetë i mirë dhe dyshja bashkëpunojnë ende me njëri-tjetrin. Producenti muzikor gjithashtu nuk la pa cekur se së shpejti do të menaxhojë edhe këngëtarin Luiz Ejlli.

Ke zgjedhur të mos paraqitesh, të mos reagosh pse?

Deri në 200 emisione në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni kam refuzuar të përgjigjem. E kam menduar që është më e arsyeshme, që 16 vite kam punuar me rrjete sociale.

A ke pasur presion mediatik?

Mua nuk më ka ndikuar. Kam dashur të shoh çfarë ka ndodhur, unë nuk kam dalë shumë shpesh. Për 3 vite nuk do të paraqitem më në asnjë media. Unë nuk kam pse t’i bëj marketing vetes.

Kryefjala e këtij debati ka qenë Bardhi. Si e ke parë daljen e tij nga BB, komentet e shumta dhe rrëmujën që u shkaktua?

Në BB ai hyri me pëlqimin tim. Nëse nuk e kisha pëlqyer unë, nuk do të kishte ndodhur. Bardhi nuk e ka dëshiruar atë format. Në BB nuk donte të hynte, por e ka bërë për ekipin. Bardhi është artist shumë i mirë, nuk ka pasur nevojë të bëjë marketing në BB. E vërteta ka qenë puna e shëndetit, Bardhi është familjar.

Ku qëndroi problemi i daljes së Bardhit?

Marrëdhënia e punës që kam krijuar me Bardhin vazhdon të jetë e mirë. Te jeta private nuk kam interes, as të drejtë të gjykoj. Unë nuk kam ndërhyrë as nuk kam vendosur asgjë për jetën e tij. Nuk kisha dashur as ta diskutoj këtë temë. Unë po pres një fëmijë në shtëpinë time, nuk është e drejta ime të vendos për të.

Intervistat e Bardhit dhe të Sarës në Fan Club kanë aluduar për këtë gjë.

Bardhi ka thënë nuk kam kontaktuar, ai nuk ka thënë që ne kemi shkëputur marrëdhëniet. Ka qenë pranë familjes, është normale të mos kontaktosh me menaxherin. Nëse kjo keqinterpretohet nuk është faji i tij.

Si janë raportet sot, a do të ketë më bashkëpunim me SBS?

Sigurisht që do vazhdojë raporti. Krisje të marrëdhënieve nuk mund të ketë, ka keqkuptime. Ai vinte dhe hante bukë në shtëpinë time, e shoh si vëlla të vogël, si mundet t’i prishim raportet? Këtë gjë e hedh poshtë direkt.

A e ke pritur që Bardhi do dashurohet brenda BBV?

Ajo vjen natyrshëm, nuk bëhet me plan.

A do të jesh menaxher i Luizit?

Për menaxhim do të them po, drejt asaj rruge jemi. Ka qenë luftë për ta marrë.

jetmir agaj rrefehet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.