Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I kërkoi kryeministrit të japë dorëheqjen, Boris Johnson pushon ministrin kryesor

23:18 / July 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Boris johnson
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Orët e fundit kanë qenë intensive për politikën në Britaninë e Madhe. Boris Johnon tani është më afër se kurrë kolapsit pas 41 dorëheqjeve  që erdhën zinxhir pas atyre të ministrit të financave dhe atij të shëndetësisë.

Më shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkojnë atij të japë dorëheqjen, por Johnson rezistoi duke thënë se do të luftonte, të paktën për momentin,  edhe pse skandali i fundit seksual i deputetit konservator Kris Pincher që përfshiu Downing Street po e fundos atë gjithnjë e më shumë.

Shpërbërja spektakolare e karrierës politike të Johnson-it mund të jetë tashmë disa orë nga përfundimi ndërsa ligjvënësit konservatorë po diskutojnë mundësinë për riformulimin e rregullave të partisë së tyre dhe për të votuar për ta rrëzuar atë nëse  është e nevojshme.

Të mërkurën në mbrëmje, një delegacion i ministrave shkoi në Downing Street për t’i thënë atij të largohej. Midis tyre ishte Sekretarja e Brendshme Priti Patel – një nga mbështetëset më besnike të Johnson – si dhe aleati i tij për një kohë të gjatë dhe ministri i lartë i kabinetit, Michael Gove. Ata i kërkuan atij të mërkurën pasdite të pranonte se koha e tij ka mbaruar, por përgjigja që mori ishte se ai tashmë ishte i pushuar.

Tani Johnons ka vetëm dy mundësi ose të japë dorëheqjen deri të enjtën, ose kundërshtarët e tij do të lëvizin çdo gurë për ta rrëzuar atë maksimumi brenda javës së ardhshme.

Boris Johnson doreheqje ministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.