Forcat e policisë shqiptare në bashkëpunim me Interpol ka arrestuar një 30-vjeçar i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal në fushën e narkotrafikut. Bëhet fjalë për Xhuljano Hajrulla, banues në Vlorë, i cili sipas autoriteteve aktivitetin e tij kriminal e kishte spostuar në Spanjë.
I kërkuari ndërkombëtarisht u arrestua në zonën e njohur si “Albano e Romina” në Vlorë, ndërkohë që pritet të ekstradohet për në Spanjë, me vendim të gjykatave spanjolle.
Sipas policisë, grupi kriminal kultivonte marijuanë në disa ndërtesa industriale por edhe në banesa private. Shtrirja e lëndës narkotike ishte aq e madhe saqë energjia elektrike e konsumuar ilegalisht është cilësuar si dëm financiar i madh për shtetin spanjoll. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
