Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I kontrollojnë makinën, ja çfarë i gjen policia 25-vjeçarit në Lezhë (FOTO)

09:32 / October 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fisheke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Lezhës në sajë të kontrolleve për rritjen e masave të sigurisë ka mundur të sekuetrojë një sasi droge, armë, municione dhe dylbi nate, duke vënë në pranga një person dhe nisur hetimet për një tjetër.

Sipas burimeve zyrtare në pranga është vënë një 25-vjeçar nga Miloti. Pas kontrollit në mjetin e tij në hyrje të Lezhës janë gjetur 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi.

Ndërsa pasagjerit Rr.P., 23 vjeç iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet.

  • lezhe 2
  • lezhe 3
  • lezhe 1

NJOFTIMI I POLICISE

Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë

Kontrolle në akse rrugore, në zona urbane dhe rurale për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë

Sekuestrohen drogë, armë, municione dhe dylbi nate

Në pranga një shtetas si dhe procedohet penalisht një tjetër

Forcat policore të Lezhës dhe Kurbinit, në vijim të zbatimit të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, gjatë natës, kanë ushtruar kontrolle ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin E.H. 25 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale ” Armëmbajtje pa leje” , si dhe proceduan penalisht shtetasin Rr.P. 23 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” , pasi janë ndaluar në hyrje të Lezhës kur po lëviznin me mjetin e tyre.

Shtetasit E.H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi.

Ndërsa shtetasit Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria po bën progres drejt anëtarësimit në BE”, Ursula von der Leyen: Ky është një moment i rëndësishëm

12:08 / November 16, 2026

Nesër, vendimi i dytë nga Haga për Thaçin/ Ish-Presidenti i Kosovës akuzohet për pengim të drejtësisë

11:24 / November 16, 2026

 Mbërrin për herë të parë në Sarandë kroçera “EXPLORA-II” me 729 turistë në bord

11:07 / November 16, 2026

Berisha pas paraqitjes në SPAK për çështjen “Partizani”: Sulmon SPAK, është kthyer në avokaturë speciale të Ramës

11:04 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.