Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, tha në emisionin “Now” se ajo nuk ka marrë kurrë pagesë qeraje nga apartamenti që i ka shitur ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.
Sipas saj, ajo ja ka shitur Gjicit në vitin 2010 banesën ku ajo ka jetuar, e më vonë ka blerë një tjetër shtëpi , po në të njëjtën rrugë, të cilën e ka dhënë me qera dhe ka marrë lekët e qerasë vetëm nga kjo e dyta.
“Më thanë që ishte bërë shitje apartamenti ndaj Safet Gjicit. Ky është falsifikimi i Aktit Zyrtar nga prokurorët e SPAK. Unë i kam shitur Safet Gjicit, në një kohë kur ai nuk ishte një njeri kaq i njohur sa sot, atëherë ishte biznesmen, apartamentin në 2008-ën, që unë kam banuar sepse nuk arrija ta jepja me qera. Bleva një apartament në të njëjtën rrugë dhe e dhashë me qera, për atë kam marrë qera, por s’kam marrë kurrë për apartamentin që i kam shitur Safet Gjicit, kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë,” –deklaroi Malltezi.