Duket se trendi i pyetjeve nga fansat është përhapur shumë në instastory mes emrave të famshëm. Kësaj nuk i ka shpëtuar as kantautori Elgit Doda.
Një prej pyetjeve të fansave të tij është se nga e ka prejardhjen emri i tij i veçantë, Elgit. Gjëja e parë që të shkon në mendje është se mund të jetë bashkim inicialesh, por në fakt na e ka zbuluar vetë kantautori se është një markë kitare. Mesa duket prindërit e tij e kanë shenjuar që në lindje të ardhmen e djalit.

