Mariela dhe Antonela Berisha, duket se nuk janë të shqetësuara që janë në kërkim për tu arrestuar nga policia, pasi dhunuan fizikisht duke i thyer shishen e qelqit në fytyrë 24-vjeçares Klea Prenga.
Mariela Berishaj e akuzonte për lidhje paralele intime që Klea Prenga kishte me bashkëshortin e saj prej një viti.
Instagrami i biznesit të motrave Berisha ka vijuar normalisht të përditësohet duke postuar foto ku reklamojnë që të dyja veshjet më të reja. Në fotot e Instagramit ato pozojnë pa asnjë shqetësim para kameras. Përveç mungesës së ndjesisë së fajit, motrat Berisha duket se po i bëjnë “karshillëk” edhe Policisë.