Një ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Devoll ku një fëmijë është dërguar në spital pa shenja jete.
Dyvjeçari në kohën kur nëna kryente punët e shtëpisë, ka marrë një bidon gjysmë litër që ka menduar se ka qenë me ujë, por në fakt ka qenë me raki.
Pasi e ka konsumuar sipas mjekëve i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen. Nëna e ka gjetur të shtrirë në dysheme dhe e kanë çuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.