I moshuari që tentuan t’i vidhnin banesën ditën e djeshme në në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës ka rrëfyer përballjen e tmerrshme me grabitësit.
Ai ka thënë për ‘Balkanweb’ se në kohën kur ndodhi ngjarja ishte vetëm me gruan e tij, ndërsa theksoi se nuk i njihnin autorët. Këta të fundit kanë lidhur çiftin e të moshuarëve dhe më pas i kanë dhunuar barbarisht.
“Autorët na lidhën sytë dhe na dhunuan për rreth 1 orë. Ra dera dhe thamë; ‘hyni’. Sa hapa derën, nisën të na torturonin. Na lidhën sytë dhe na dhunuan. Na kërkuan lekë, por unë u thash se “kam 100 mijë lekë të pensionit, ua jap”. Dy veta ishin me maskë. Shteti të zbardhë ngjarjen, të gjejë autorët”, -tha i moshuari nga shtrati i një krevati i spitalit, ku gjurmët e dhunës shihen qartë, shkruan Balkanweb.
Ai tregoi se autorët i kishin rrahur me hunj dhe grushte dhe sende të forta, ndërsa nga goditjet ai ka disa qepje në kokë dhe në fytyrë.
Çifti i moshuar jetonte i vetëm në banesë, ndërsa kishin 4 fëmijë emigrantë në Itali.