Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I moshuari nga Kosova dënohet në Zvicër/ Zbulohen ngjarjet ku është përfshirë

23:12 / May 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zvicer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 71-vjeçar nga Kosova është dënuar nga gjykata e Zyrihut në Zvicër pasi ka goditur me shkop punonjësin e një dyqani në kryeqytet. Sipas mediave zvicerane, ai është dënuar me 14 muaj burg, dhe një gjobë prej 9 mijë frangash. Incidenti me të moshuarin është regjistruar në 16 shkurt të vitit 2021.

71-vjeçari kishte hyrë brenda një dyqani dhe pas pak minutash doli. Në momentin që u afrua tek dera, shitësi iu afrua me dyshimin se i moshuari kishte vjedhur diçka nga dyqani.

Shitësi i kërkoi që t’i kontrollonte çantën, por 71-vjeçari nuk pranoi dhe më pas e goditi punonjësin me shkopin e tij. Por 71-vjeçari është përfshirë edhe herë të tjera në incidente, madje ka përdorur dhe armë zjarri. Në vitin 2019, ai qëlloi me armë zjarri në tokë në zonën e Langstrasse në Zyrih, pas një zënke me një person tjetër.

Asokohe gjykata vendosi ta lirojë me kusht. Ndërkohë pas incidentit me shitësin e dyqanit, Prokuroria kërkoi që të dënohej me 22 muaj burg, ndërkohë që gjykata e uli në 14 muaj.

Avokatët pretendojnë për një keqkuptim

Nga ana tjetër, i akuzuari në gjykatë ka theksuar se punonjësin vetëm e ka larguar me shkop dhe nuk e ka goditur fare. Ndërsa avokati i kosovarit ka thënë se klienti i tij, i cili ka sëmundjen e Parkinsonit, është i dobët jo vetëm për shkak të moshës së tij dhe i paqëndrueshëm edhe kur qëndron në këmbë.

“Po të kishte tundur vërtet bastunin duke mbajtur ende qesen me dardha dhe një çantë mbi supe, do të kishte rënë përtokë. Prandaj, as që mund të bëhet fjalë për goditje” – tha avokati.

Mbrojtësi i pensionistit ka folur për një “keqkuptim serioz dhe total”. 71-vjeçari kishte supozuar gabimisht se ndodhej në një situatë kërcënuese.

Kërcënime ndaj familjes

Në kohën e ngjarjes ndaj djalit të tij po zhvillohej një proçedim penal për vrasje. Në dhjetor të vitit 2021, Gjykata e Lartë e kishte dënuar djalin me 16.5 vjet burg. Ai kishte shtënë me armë në një pikë karburanti në drejtim të një grupi persnash duke plagosur 30-vjeçar.

Avokati deklaroi se në atë kohë ishin marrë kërcënime nga familja e viktimës. 71-vjeçari ishte nën presion emocional, frika e hakmarrjes ishte e madhe. Prandaj erdhi ky “përshkallëzim krejtësisht absurd”.

Mbrojtësi e ka vlerësuar sulmin me shkop si një sulm të thjeshtë. Ai i kërkoi gjykatës t’i vendoste klientit të tij një gjobë prej 700 frangash. Vendimi nuk është ende i plotfuqishën. Mund të apelohet në Gjykatën Supreme të Kantonit të Zyrihut.

denim i moshuari Zvicer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.