Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I ngordhi macja, 27-vjeçari nga Tirana denoncon veterinerin në polici për mjekim të gabuar

17:31 / December 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e pazakontë është denoncuar në komisariatin numër 3 në Tiranë.

Një 27-vjeçar ka kallëzuar një veteriner, pasi i ka ngordhur macja.

Mësohet se L.P, 27-vjeç më datën 30 nëntor të këtij viti ka bërë një kallëzim ndaj veterinerit I.B, pasi siç pretendon ai, e ka çuar macen e tij për ta mjekuar pas një plage.

Ai thotë se veterineri nuk ka treguar kujdesin e duhur për macen dhe si pasojë kafsha shtëpiake ka ngordhur.

I riu dhe familja e tij bëjnë përgjegjës veterinerin.

Në raportin e referimit në Prokurori të veprës penale thuhet se L.P ka shkuar në një veterineri në rrugën e ‘Barrikadave’ në Tiranë, pas i macja e tij kishte një plagë në buzën e poshtme.

L.P tregon se veterineri kishte thënë se plaga nuk është shqetësuese dhe e kishte mjekuar me anë të një pomade, madje i kishte dhënë edhe disa ilaçe për mjekim të mëvonshëm, ku sipas veterinerit macja do të shërohej pas tre katër ditësh.

Por sipas L.P ende pa shkuar në banesën e tij macja ka ngordhur dhe ai është kthyer menjëherë në veterineri.

Veterineri I.B i ka bërë dy gjilpëra por pa mundur ta ktheje në jetë macen. Ai më pas telefonoi policinë për të bërë kallëzimin pasi, sipas tij, për macen nuk është treguar kujdesi i nevojshëm. Ai kërkon që veterinerit t’i mbyllet dyqani si dhe t’i hiqet licenca, pasi beson se ai nuk ka kualifikimin e duhur.

I riu kërkon që çështja të ndiqet në mënyrë ligjore dhe veterineri të marrë ndëshkimin e merituar.

Ndërkohë në pyetje është marrë edhe veterineri I.B i cili ka treguar të njëjtin version si 27-vjeçari, por ka thënë se pas ngjarjes familjarët e 27-vjeçarit e kanë kërcënuar, sharë dhe thyer xhamin e veterinerisë. Ai mendon se ngordhja e maces ka ardhur nga ndonjë reaksion alergjik që mund të ketë shkaktuar pomada dhe që mund të jetë stimuluar nga ndonjë sëmundje kardiake që ka patur macja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

I moshuari humb jetën pas aksidentit, arrestohet shoferi

14:58 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.