Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

I njeh Zoton dhe Mërtirin? Veliaj: I kam parë me zyrtarë të PD në Zimbabve  

10:58 / February 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor për inceneratorët është thirrur sot për të dëshmuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku është pyetur nga kryetarja Jorida Tabaku nëse i njeh tre personat që janë në kërkim për këtë aferë, Klodian Zoto, Klodian Mërtiri dhe Stela Gugallja.

Me ironi, Veliaj tha se i njeh vetëm nga portalet, nga fotot me zyrtarin e PD, Gert Bogdani në Zimbabve. Sakaq, Tabaku iu drejtua duke i thënë se dëshmia e rremë përbën vepër penale.

Pjesë nga debati:

Erion Veliaj: I kam parë në fotografi me Gert Bogdanin.

Jorida Tabaku: Ju nuk keni bërë asnjë udhëtim?

Erion Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam njoftuar nga mediat për udhëtimin e tyre në Zimbabve me funksionarë të Partisë Demokratike.

Jorida Tabaku: Nuk keni kryer asnjë takim, zyrtar ose jo zyrtar në lidhje me kontratën, bisedë telefonike?

Erion Veliaj: Jam njohur nga mediat për udhëtime të tyre me zyrtarë të PD në Zimbabve.

Jorida Tabaku: Kontrata në Zimbabve nuk është objekt i këtij komisioni. Ju jeni thirrur për kontratën e Tiranës. Unë patjetër që do ta vë në dispozicion atë.

Erion Veliaj: Ju thashë i njoh nga portalet me drejtues të PD në Zimbabve

Jorida Tabaku: Ju kujtoj se dëshmia e rremë përbën vepër penale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

Shtyhet seanca për Veliajn, avokati: Kërkojmë vendimin e Burgjeve për transferimin në Fier

12:33 / November 3, 2026

“Numërim me Inteligjencë Artificiale në zgjedhjet e 2027””Celibashi zbulon planin e KQZ-së për dy KZAZ

11:50 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.