Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I njohur kur i kërkoi Blinken të dhëna për Sali Berishën, sulmohet në fushatë kongresmeni Lee Zeldin (VIDEO)

11:47 / July 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kongresmen lee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lee Zeldin, kandidati republikan për guvernator të Nju Jorkut , u sulmua nga një burrë që u përpoq ta godiste me thikë në një ngjarje të enjten, por fatmirësisht arriti të shpëtonte i padëmtuar.

Zeldin po mbante një fjalim kur një burrë u ngjit në skenë dhe u duk se filloi të zihej me kongresmenin.

“Dikush u përpoq të më godiste me thikë në skenë gjatë mitingut të kësaj mbrëmjeje, por për fat të mirë, unë munda ta kapja kyçin e dorës dhe ta ndaloja për disa momente derisa të tjerët e sulmuan”, shkroi Zeldin në Twitter.

Kongresmeni amerikan Lee Zeldin, u bë i njohur dhe në vendin tonë pasi u angazhua dhe i dërgoi një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku i kërkonte informacione konkrete për shpalljen e ish-kryeministrit të Shqipërisë person “non-grata”, një vit më parë.

Kryetari i GOP të Nju Jorkut, Nick Langworthy, tha për Associated Press se ai nuk kishte asnjë detaj mbi sulmuesin apo armën e tij, por më pas shkëmbeu mesazhe me Zeldin ndërsa kongresmeni po fliste me policinë.

“Ai është mirë. Ai nuk është lënduar rëndë. Është vetëm një skenë kaotike atje,” tha Langworthy.

Një video e ngjarjes në Perinton e postuar në Twitter tregonte njeriun që dukej se kishte kapur për krahu Zeldin dhe të dy ranë në tokë ndërsa persona të tjerë përpiqeshin të ndërhynin.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.