Alarmi i kuq është lëshuar në 16 qytete të Italisë pasi vapa ekstreme vazhdon të “djegë” Europën Jugore.
Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, me 48 gradë Celsius të parashikuara në Sardenjë, sipas mediave italiane.
Disa parashikues mendojnë se temperaturat në Sardenjë madje mund të rriten mbi rekordin evropian prej 48,8 gradë Celsius, i cili u regjistrua në Siçili në gusht 2021.
Qeveria e Italisë ka këshilluar këdo në zonat e mbuluara nga alarmi i kuq i së shtunës që të shmangë rrezet e diellit direkte nga ora 11:00 deri në 18:00 dhe të kujdeset veçanërisht për të moshuarit.