Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I nxorën probleme për dy shtëpi të babait në Tropojë, KPK merr vendimin për prokurorin Albert Kuliçi

11:13 / October 11, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 20211011 110044 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi. Gjatë seancës dëgjimore të enjten prokurori Kuliçi dha shpjegime për pasurinë, më së shumti për dy shtëpi të babait, një në Tropojë dhe tjetra në një fshat të Durrësit.

Komisioni evidentoi në seancë se Kuliçi kishte provuar që shtëpia në Tropojë ishte e pabanuar prej vitesh dhe se në të nuk ishin kryer investime nga prokurori. I njëjti konstatim u mbajt edhe për shtëpinë në Durrës, për të cilën vetë Kuliçi kishte deklaruar investime të kryera dhe që sipas KPK-së, mbuloheshin me të ardhura të ligjshme. Kuliçi mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Trupi gjykues që hetoi Kuliçin kryesohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin.

Prokurori Albert Kuliçi ka filluar punë në vitin 2010 dhe punon prej vitesh në prokurorinë e Vlorës. Në dhjetor 2019, makina që ai përdorte u hodh në erë me eksploziv. Atentati u konsiderua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si sulm për shkak të funksionit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.