Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarve

15:56 / August 16, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
denuarit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ndoshta mund të rikthehem prapë. Në Shqipëri nuk mund të jetosh pa shkelur ligjin. Nuk jetohet pa përkrahje.”

Kjo ishte një deklaratë e një të burgosuri që përfitoi nga ulja e dënimit më 15 korrik duke lënë qelitë e Fierit. Një rrëfim përpara mediave që u komentua gjërësisht, por nga ana tjetër për eskpertët tregon një realitet duke nxjerrë në pah edhe efektët negative të ligjit për amnistinë.

Rasti konkret i përket Mariglen Gashit, 36-vjeç i cili një ditë pasi doli nga burgu pasi përfitoi nga amnistia kreu disa krime. Konkretisht pa kaluar 24 orë në liri, Marigleni kreu dy grabitje në Plug të Lushnjes. Madje një lokali që grabiti i vuri dhe zjarrin. Në këto kushte pa kaluar 3 ditë në liri, i riu u kthyer sërish në burg.

Avokati Arbër Hoxha shprehet se pas daljes nga burgu, të dënuarit e kanë të vështirë jetesën për shkak të mungesës së rehabilitimit siç është mësimi i një zanati gjatë vuajtes së dënimit.

“Duhet që këtyre personave të cilët janë të dënuar me burgim duhet ti jepet mundësia reale e punësimit. Jo vetëm e punësimit, por edhe për të mësuar një ose disa zanate, të cilat parashikohen në ligj, por fatkeqësisht nuk aplikohen në praktikë. Patjetër që jeta e këtyre personave që janë të dënuar dhe rehabilitimi i tyre në shoqëri do të ishte shumë herë më i lartë”, tha avokati Arbër Hoxha.

Shpesh herë të dënuarit përballen me situate te vështirë kur lirohen. Avokati shton se rruga e ligjshme pë rata shpesh herë është e papërballueshme për shkak se nuk mund të fitojnë të ardhura.

“Kur një person dënohet me burgim, ora i qëndron aty, pra i ngel aty. Kur të dalë jashtë, ai patjetër duhet të gjenerojë të ardhura. Tani ka dy rrugë. Ose rrugën e paligjshmërisë, të cilin ai e kishte zgjedhur më përpara, ose rrugën e ligjshmërisë. Por rruga e ligjmërisë është e vështirë edhe për personat që kanë qënë jashtë, jo më për një person i cili vjen nga ambjentet e burgimit dhe pa asnjë zanat dhe pa asgjë tjetër si do ta fitojë një jetesë të ligjshme?”, shtoi avokati.

Një dështim te institucioneve e quan avokati  mungesne e rehabilitimit të të burgosurve.

“Besoj se është dështimi i institucioneve, qoftë edhe të Ekzekutimit të Vendimeve Penale që këta persona të cilët janë dënuar dhe kanë përfituar nga amnistia nuke rehabilitohen, por rikthehen aty. Pra është një dështim i institucioneve dhe jo një dështim i ligjit për amnistinë”, tha ai.

Jo vetëm rasti i Mariglen Gashit, por gjatë një muaji kur nisi zbatimi i amnistisë janë identifikuar  disa raste kur policia ka arritur të arrestojë disa autorë krimesh kryesisht grabitje por edhe drogë. Ata rezultuan se sapo kishin dalë nga buru, e ndërsa shijuan vetëm pak ditë lirinë u rikthyen sërish në qeli.

amnistia avokatet Burg nxori rikthehet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

15:21 / August 16, 2026

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari

14:39 / August 16, 2026

Zjarri përfshin parcelën me ullinj në Cërrik/ Flakët rrezikojnë banesat, në terren forca të shumta zjarrfikëse

13:57 / August 16, 2026

Zjarret/ 43 vatra në 24 orët e fundit, 10 mbeten aktive në disa zona të vendit

12:49 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.