Pak kohë më parë balerini Graciano Tagani habiti të gjithë me postimin e tij ku bëri të ditur se pas 7 vitesh punë së bashku, koreografi Albi Nako e pushoi nga puna me një mesazh të vetëm. Shkak asokohe për pushimin u bë një deklaratë e Gracianos ku u shpreh se trupa e baletit e Top Channel është më e mirë se ajo e Tv Klan.
Mirëpo mesa duket koha tregon shëron gjithçka, dhe koregorafi dhe balerini kanë lënë pas krahëve mosmarrëveshjet. Ata kanë qenë bashkë në festivalin Alba në Zvicër në mbështetje të Elvana Gjatës, dhe madje Albi ka publikuar një video të Gracianos që e thërret maestro koregorafin.
“Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga ËhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën”, tha balerini asokohe.
