Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“I paskemi shërbyer Ramës?”/ Gjekmarkaj sqaron pse votoi pro hapjes së dosjeve

19:52 / October 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste dhe grupi i Enkelejd Alibeajt miratuan dje ndryshimet ligjore që do të mundësojnë hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Gjatë seancës maratonë, pati akuza se kjo është një marrëveshje e fshehtë mes palëve dhe se i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka reaguar ndaj akuzave duke shpjeguar pse votoi këto ndryshime ligjore.

Ai shprehet se nuk ka votuar asnjë gjueti shtrigash dhe nuk ka ngritur asnjë kurth, pasi nuk e komandon askush. Deputeti demokrat thotë se ai beson “tek një parim i shenjtë që thirret e vërteta si i vetmi koncept që e shpëton shoqerinë dhe individin nga mëkati i shpifjes, abuzimit dhe përdorimit”.

Postimi i Agron Gjekmarkajt:

Të votosh një ligj që hap dosjet e diktaturës pa asnjë pengesë është detyrim moral e politik për çdo ligjëvënes.

Për forcat e djathta që burimin ideologjik e gjejnë tek antikomunizmi historik shumë më tepër. Turp është të justifikohesh, të mbysësh parimin për rrethanat e çastit.

Sot komunistë e “antikomunistë” bijtë e tyre po artikulojnë pa dridhje qerpiku po tentojnë të bëjnë “pis” shtresën e ish të persekutuarve politikë duke pohuar pa dridhje qerpiku se ata na qënkeshin rekrutuar në shumicë. Sikur po thonëja do shihni ata janë spiunet.

Pra ata që bënë rezistencën dhe disidencën, ata që janë krenaria dhe ndërgjegjia e lirisë së këtij vendi, na paskëshin qënë sherbetoret e komunizmit ndërsa komunistët sherbëtorët e demokracisë. Komunistët dhe “antikomunistët”, sejmenët e tyre fanatik që tek bindja kanë patur fitimin duan që tu lënë edhe faturën morale të diktaturës viktimave. Do të përgenjeshtrohen! Por falje nuk do të kërkojnë.

Ndaj duhet të hapen dosjet ku sekush të mbajë peshën e vet, nderin dhe krimin, turpin dhe dinjitetin. E vërteta na bën të lirë na pat mësuar Jezu Krishti.

Nuk kam votuar asnjë gjueti shtrigash dhe asnjë kurth ndaj askujt, nuk do ta bëja kurrë se nuk më komandon askush, as Sali Berisha, as Lulzim Basha, as Edi Rama as Ilir Meta por vetëm besimi tek një parim i shenjtë që thirret e vërteta si i vetmi koncept që e shpëton shoqerinë dhe individin nga mëkati i shpifjes, abuzimit dhe përdorimit.

Ajo që Adam Miçnik pat paralajmëruar se diktaturës së proletariatit do ja zërë vendin ajo e banalitetit në Shqipëri ka ndodhur më shumë se kudo. Nuk e ndamë kurrë kriminelin nga viktima, krimin nga pafajsia,përdorursin nga i përdoruari, xhelatin nga martiri, të ndershmin nga gënjeshtari por i bëmë bashkë të gjithë që gjithçka të relativizohet, të zvogëlohet, të humbasë me kohën. Ky është amaneti që duket sikur ka lënë Enver Hoxha dhe që me forcë e mban shkolla e tij politike.

I paskemi sherbyer në Edi Ramës që votuam për hapjen e dosjeve??? E paskan luftuar atë madje mposhtur e bërë copash ata që nuk e votuan këtë ligj? Edhe shakaja duhet të ketë seriozitetin e duhur që të shkaktojë të qeshura.

Enkelejd Alibeajt gjekmarkaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.