Kandidati për primaret e Tiranës, Gert Bogdani është pyetur në studion e “Opinion” lidhur me foton e tij në Zimbabve me një nga pronarët e inceneratorëve dhe pikërisht me Mirel Mërtirin. Ai sqaroi se fotoja është kryer në vitin 2019 dhe ka qenë pjesë e punës së tij pas parlamentit.
“Kjo është pjesë e punës që kam bërë pas parlamentit, pjesë e vizitave për shkëmbime ekonomike në biznese të vendeve të ndryshme, jo vetëm në atë vend, por dhe në vende të tjera”, tha Bogdani.
Ai siguroi se nuk ka përfituar asnjë cent nga kjo veprimtari.
“Në mënyrë absolute dhe keni dokumentat e komisionit hetimor, Gert Bogdani nuk ka asnjë lidhje interesi ekonomik, asnjë cent. Kanë dalë listë pagesat me hakerime, pa hakerime, emrin Gert Bogdani nuk e gjeni në asnjë vend”, tha Bogdani.