Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I përfshirë në akte korrupsioni, DASH i ndalon hyrjen në SHBA gjykatësit dhe familjarëve të tij

22:06 / February 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara gjykatësit bullgar Andon Milatov, për shkak të përfshirjen në korrupsion.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në vendimin e tij se “në cilësinë e tij zyrtare, Mitalov ishte i përfshirë në akte korrupsioni, që dëmtuan sundimin e ligjit dhe komprometuan rëndë pavarësinë e institucioneve demokratike në Bullgari”.

Sipas ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia transmetojë privatisht zyrtarit në fjalë dhe familjes së ngushtë. Përveç, gjykatësit, vendimi përfshinë edhe bashkëshorten e tij Kornelia Stoykova-Mitalova dhe të bijën, Gergana Mitalova.

Ky është rasti i parë që lidhet me Bullgarinë dhe riafirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin në Bullgari dhe në botë, thuhet në njoftim. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Bullgarisë në luftën e tyre kundër korrupsionit. Departamenti i Shtetit, thuhet në vendim, do të shfrytëzojë mundësitë e tij për të nxitur përgjegjshmërinë për të korruptuarit në rajon dhe në botë. /VOA/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

21:09 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.