Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I përmend vjehrrin e korruptuar, Adriatik Lapaj kërcënon gazetarin e njohur: Do e hash o legen, o ti o unë në burg

10:01 / September 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lapaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Adriatik Lapaj, ka krijuar një parti së bashku me gruan e Gerti Bogdanit që aderon në PD dhe aktorin e humorit Florian Binaj.

“Këta të tre kanë formuar një parti të re politike dhe duan të vinë në pushtet.

I pari majtas, paterica e Argita Berishës dhe dhëndri i Alltun Çelës, ish- kryetarit të gjykatës së Sarandës i zbythur nga sistemi i drejtësisë me ceremoni për krime dhe korrupsion.

Dhëndri dyshohet se i pastron paratë vjehrrit.

E dyta në mes me burrin opozitar, deputet te PD, kësaj here kërkon ta provojë edhe vetë pushtetin.

I treti aktor humori, i konvertuar në opozitar që partinë e tij e promovon te televizioni i Shkëlzen Berishës…

“Gjellë e vjetër e thartuar në tenxhere të re”, shkruan gazetari Bledi Mane.

Adriatik Lapaj nga ana tjetër, ka shpërthyer me fjalë rruge.

“Besoj të ka ardhur padia penale dhe civile nga vjerri. Do ta hash o trim. Do duhet ta provosh në gjykatë kush pastron para. Tani meqë je tip skuthi hiqe atë fjalën “dyshohet”. Thuaj troç që unë pastroj para dhe unë publikisht të premtoj që do të çoj në gjykatë. Do shkojmë në gjykatë e do ta ndajmë bashkë në të dy. O ti provon paratë që pastroj unë dhe unë shkoj në burg o ti vetë në burg. Legen”, i shkruan ai.

“Adriatik Lapaj qysh ditën e dytë të themelimit të partiçkës tënde të nxorra nga shinat. Fut hundët në një pronë private dhe intimidon, fyen dhe kërcënon një gazetar me fjalët “do ta hash o trim”, “tip skuthi”, “legen”…

Qysh ditën e dytë të themelimit të partiçkës tënde ta grisa cipën e hipokrizisë dhe e tregove veten sa ordiner je në komunikimin publik. Sa për kërcënime, po ta them ty, vjehrrit tënd të nëmur, Argitës tënde tutore dhe kujtdo tjetër te ajo partiçka jote se keni gjetur personin e gabuar. Kur publicistika ime trondiste themelet e familjeve mafioze Berisha, Fullani, Llalla, Zaganjori, Beqja, Gjingjoni ti ishe ende një Monikë Leëinsky që i bëje gojore servilizmit të Kreshnikut.

Ndaj kur të ballafaqohesh me mua rritu fizikisht, zmadhou mendërisht, ndrysho modelin e flokëve, mos vish këpucë me majë, mos përthyej gjunjët kur ecën në asfalt, mos haj djathë lope që në mëngjes dhe mos lexo vetëm librat e Isabelle Allendes.

Kujdes edhe një herë me kërcënimet ndaj meje ndërkohë na trego pse vettingu e qëroi me ceremoni vjehrrin tënd të korruptuar dhe kush i pastron paratë e tij, ti apo ndonjë mysybet si puna jote. Takohemi bashkë ku të duash, edhe në gjykatë, edhe te ushqimorja jote, edhe në Sarandë, edhe në Tiranë”, i përgjigjet nga ana tjetër gazetari Mane.

adriatik lapaj korruptuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.