Në rrjetet sociale u bë virale një video e Ermal Mamaqit me komentet që ai bëri për Arta Nitajn gjatë natës së parë të “Dance with me”, ku janë respektivisht anëtar jurie dhe konkurrente. Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij, gjë që solli shumë komente në rrjet, nisur edhe nga vetë reagimi i modeles.
Në puntatën e sotme, Ermali “u sqarua” për deklaratën e bërë duke shkëmbyer batuta me moderatoren Alketa Vejsiu dhe duke “ia hedhur fajin” portaleve për interpretimin e situatës. Nga ana tjetër Arta, e cila buzëqeshi fillimisht por u tha se qau në prapaskenë, u shpreh se “nuk bëhet nami që përmendet Dubai”, teksa iu drejtua Ermalit duke i thënë që “mund të thotë ç’të dojë.”
Biseda:
Ermali: Do e shpenzoj kohën time për një sqarim për ato tituj që pashë që mendoj se Arta deri diku mund të jetë prekur, por nuk më pëlqeu që është prekur. Me një sqarim që bëmë pak më përpara, besoj se u sqaruam dhe do më pëlqente që atë gjë të ma kishe thënë te ajo darka që hëngrëm te “Padami” direkt pas puntatës së kaluar që ishim të gjithë bashkë, megjithatë po bëj një sqarim për të gjithë portalet ose gjithë njerëzit që u shqetësuan nga ajo fjalë që thashë unë, Dubai. Dubai miq ka shumë miza. Ke qenë në Dubai ti Alketa?
Alketa: Kam qenë disa herë.
Ermal: Edhe unë kam qenë, edhe me gruan time kam qenë, mamin tim do e çoj më vonë. Atje ka miza që kur ne përdorim fjalën Dubai këto mizat ngrihen dhe prekin ca njerëz. Dhe disa nga këta njerëzit që nuk e pëlqejnë Dubain, digjen nga këto miza. Edhe ne kemi shprehjen tonë popullore: Pse të djeg miza? Por në këtë rast nuk do ta përdor shprehjen tonë popullore për asnjërin nga ne këtu sepse nuk ka pse të na djegë miza. E përdor për të gjitha ato portalet që u dogjën nga kjo fjalë. Nuk keni pse t’ju djegë miza.
Pas shakave mes Mamaqit e Vejsiut, Arta Nitaj shtoi komentin e saj ndaj sqarimit të Ermalit.
Arta: Për Ermalin kam një fjalë. Nuk e mora aq keq sa u interpretua në çdo portal, madje kam parë edhe që Arta qau. Jo Ermal, nuk kam qarë, madje kemi qeshur në darkë sepse u kënaqa shumë që ishte nata e parë dhe ju nuk e dini, por ne u kënaqëm shumë atë natë që ishte nata e hapjes.
Ermali: Prandaj edhe unë e sqarova për të gjithë portalet që le t’ju djegë miza kujt t’i djegë.
Arta: Jo, thjesht nuk bëhet nami që përmendet si fjalë, por nga nata e parë, si me thënë, shumë e pritën por unë s’e prita. Kështu qe netëve të tjera, thuaj ç’të duash se për këtë jemi.
Në natën e parë të spektalit, Arta realizoi performancën e saj së bashku me balerinin shoqërues, për të dëgjuar më pas komentet e jurisë së përbërë nga Klaudia Pepa, Ilir Shaqiri dhe Ermal Mamaqi. Ky i fundit u bë viral në rrjetet sociale me një koment të tij, që pasohet nga reagime nga moderatorja Alketa Vejsiu dhe vetë Arta Nitaj.
Biseda nisi nga Ermali dhe vijoi si më poshtë:
Ermali: Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta.
Alketa: Duhet të shkosh në Brazil.
Ermali: Brazil apo Dubai?
Alketa: Po me Dubain ç’kishe tani?
Ndërkohë, në atë moment Arta e ka marrë me sportivitet komentin e Ermalit dhe ka qeshur duke mos bërë asnjë reagim tjetër.
Por duket se në prapaskenë gjendja e saj nuk ka qenë e mirë. ‘Kryefjala.com’ raportoi se “komentet e anëtarit të jurisë Ermal Mamaqi (që janë pasuar me buzëqeshjen ironike edhe të Alketës) e kanë bërë për të qarë Nitajn në prapaskenat e programit.”
Nuk dihet se për çfarë e ka pasur fjalën saktësisht Ermali, por vlen të përmendet që vetëm disa muaj më parë kudo në rrjet shpërtheu skandali i ‘Dubai Porta Potty’, ku u lakua edhe emri i modeles.
Ndërkohë Arta Nitaj nuk ka bërë asnjë reagim konkret as në lidhje me “Dubai Porta Potty” dhe as në lidhje me skandalin me Youtuber-in britanik.