Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I qepej pas në orën e shëtitjes që ta shihnin njerëzit duke folur me të. Bejtja e rrallë e Hysni Kapos për Berishën: “Skërfyelli, bilbil nga goja…”

11:01 / June 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

DITA ka botuar në rubrikën e saj Histori pjesë nga ditari personal i Nexhip Pajaj, i cili ka qenë shoqërues dhe truproje i Hysni Kapos, një nga njerëzit më të rëndësishëm të periudhës së komunizmit në Shqipëri.

Në një pjese te tij flitet per karakterin e mjekut Berisha por edhe per nje bejte qe Hysni Kapo e kishte krijuar vete dhe e kendonte kur ishte me njerezit e sherbimit ne versionin labçe per te zbutur atmosferen.

Sipas Nexhipit “zhdukja” e menjëhershme e  Sali Berishës prej familjes Kapo fill pas vdekjes së Hysniut, fliste për shumë gjëra, jo thjesht për karakterin e tij.

Karakterin e Berishës e kishte njohur vetë Hysniu. Ambicia e tij për të qenë pranë Kapove dhe pas çdo personi me pushtet në Tiranën e asaj kohe, ishte temë barsaletash.

Hysniu shëtiste shpesh nga Kodrat e liqenit në Tiranë. Saliu e merrte vesh orën kur Hysniu dilte nga banesa dhe i qepej pas. Në ato vende ku kishte të pranishëm njerëz, ai i ngjitej përkrah Hysni Kapos dhe i fliste atij pafund, sa e lodhte – shkruan Idajet Beqiri, i cili ka sjellë ditarin e Nexhip Pajajt dhe foto te shumta te familjes Kapo me truprojat dhe njerezit e tjere te sherbimit.

Hysni Kapo, me atë humorin e tij tipik prej labi, e kishte stigmatizuar bukur karakterin e Berishës dhe të Dine Abazit përmes pak vargjeve të cilat i këndonte shpesh labçe tërbaçiote:

“Dy doktorë kam nga Tropoja,

Të dy të bukur nga boja (nga shtati).

Skërfyelli, bilbil nga goja (për Sali Berishën)

Po këtë doktorin tjetër (për Dine Abazin)

E kam besnik të vjetër!”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.