Një 32-vjeçar ka tentuar dje të futet me dhunë në ambientet e Kryeministrisë.
Mësohet se i riu ka goditur njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës që shërben te dera e Kryeministrisë pasi kërkonte të hynte brenda ambienteve të saj.
Policia njofton:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.”