Në takimin me demokratët në degën 2 në Tiranë, ish-kryeministri Sali Berisha u përball me kërkesën e një të riu.
Simpatizanti ngriti shqetësimin se kryetarja e degës nuk ka përçuar frymën e bashkimit mes demkoratëve. Ndaj, ai kërkoi që të zhvillohen sërish zgjedhjet në degën numër 2.
“Kryetarja nuk ka futur frymë bashkimi. Nuk kam asgjë personale, e filluam të bashkuar, sot dega 2 nuk është e bashkuar, ju lutem të përsëriten proceset”, u shpreh i riu.