Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I hyri në zemër dhe më pas i riu i zhvati 135 mijë euro të moshuarës

16:03 / December 28, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjedhje 850x450 1 640x339 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 64-vjeçare, e cila menaxhon pasuritë e djemve të saj si minihotele, thotë se u mashtrua nga një i ri, që u shfaq si klient i rregullt dhe me shumë parà.

E moshuara e mbajti të riun për disa muaj në hotel. Ai jetonte në Zvicër, por me origjinë nga Kosova. I riu i kishte hyrë aq në zemër të moshuarës, sa u kujdes për të edhe kur ai u infektua nga Covid-19.

Çështja e denoncuar pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë, pranë seksionit për hetimin e krimit ekonomiko-financiar, tregon se të moshuarës iu zhvatën plot 135 mijë euro, që herë pas here ajo i tërhiqte nga llogaritë bankare, e bindur se një ditë do t’i ktheheshin.

Burimet pohuan se e dëmtuara me inicialet  M.C., kishte një shumë të konsiderueshme të ardhurash dhe një llogari që e vendosi nga shitja e shtëpisë private në Tiranë.

Sakaq gruaja administronte një minihotel me qira ditore dhe mujore, në Tiranë, nga i cili duket se kishte të ardhura të kënaqshme.

“Në këtë banesë (minihotel) erdhi një klient me inicialet e emrit Q.K., i ditëlindjes 1992, – nis rrëfimin e moshuara. “Më tha që jetonte në Zvicër. Duke nisur nga koha e gjatë që qëndroi u miqësova me të dhe krijuam lidhje familjare, miqësi të ngushtë familjare. E respektoja”, rrëfeu më tej 64-vjeçarja, të cilën e priste një surprizë shumë e hidhur dhe një nga mashtrimet më të mëdha të jetës.

E moshuara nisi të frekuentohet familjarisht me djaloshin, duke dalë për dreka dhe darka e duke u njohur madje edhe me nusen e klientit, e cila ishte shtatzanë.

“Më tha se ishte prekur nga Covidi dhe, për të mos e lënë në prani të personave të tjerë, e izolova në shtëpinë time, ku e lashë të jetojë i izoluar dhe mos të kontaktonte me askënd. Këtij personi i kisha thënë që kisha vlera monetare nga shitja e shtëpisë dhe më kërkoi në formë borxhi 50 mijë euro”, ka vijuar rrëfimin e saj e moshuara.

Gruaja kujton se me muajt që kishte kaluar dhe njohjen e madhe që pati midis tyre, kishte besim të jashtëzakonshëm tek ai. Dhe nuk pati asnjë lëkundje kur i riu e garantoi se punë ditësh, sapo t’ia zhbllokonin pasuritë, do t’ia kthente borxhin. Natyrisht që ai i përmendi edhe mirënjohjen.

“Ia dhashë menjëherë. Shkova në bankë, i tërhoqa dhe ia dhashë, nisur nga besimi i madh tek ai. Më pas, Q. K. duke u ankuar për andrallat që i kishin hapur në Zvicër, kërkoi edhe 30 mijë euro, më pas edhe 28 mijë, për ta mbyllur me 20 mijë euro të tjera”, tregoi e moshuara, e cila nuk llogaris shumat e vogla prej “6 mijë euro, 500 dhe 400”.

Duke numëruar faturat, e moshuara i tha policisë se në total ajo i besoi të riut plot 135 mijë euro.

Krisjet mes dy miqve nisën kur e moshuara ka nisur të pyesë se kur do t’ia kthejë borxhet.

“Filloi të më mashtrojë, fliste në telefon me një person që e quante drejtori i bankës në Zvicër. Premtoi se do mi kthente të gjitha së bashku në një dorë, paratë e mia dhe të fëmijëve, se së shpejti do t’i hapej llogaria bankare dhe ndërkohë qëndronte në shtëpinë time. Më përsëriste të isha e qetë se do t’i merrja paratë e mia dhe se nuk ishte mashtrues”, ka shpjeguar e moshuara.

Ajo ka theksuar vazhdimisht në kallëzimin e saj se vijonte të kishte besim tek djali i ri. E moshuara kujton se i hyri aq për zemër djali nga Kosova, saqë në një rast ftoi edhe nënën e tij për vizitë në Tiranë.

“Ne takoheshim familjarisht dhe vazhdojmë me miqësinë familjare, ndaj nuk preferoj që në këtë çështje të përfshihen anëtarët e tjerë. Kërkoj kthimin e parave dhe asgjë tjetër”, kërkoi gruaja në polici.

Burimet thanë se kanë tërhequr si prova faturat nga bankat  ku e moshuara shfaqet së bashku me djaloshin e ri, i cili me kërkimet e policisë aktualisht rezulton me telefon të fikur dhe nuk dihet se ku fshihet. Policia ka sekuestruar bisedat në telefon mes gruas dhe të riut, ku ajo i lutet për paratë dhe ai e qetëson: “Ki besim tek unë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Sarandë, kush është viktima i njohur si “Tani Ruzhdiut”, sapo ishte liruar nga burgu pas një plagosjeje në 2025

11:39 / September 20, 2026

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra

10:58 / September 20, 2026

Speciale/ Pronari i “shtëpisë së verdhë”: Drejtësia duhet të zbardhë të vërtetën

10:43 / September 20, 2026

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.