Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë. Burime zyrtare bëjnë me dije se një 37-vjeçar ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e qytetit.
Viktima është shtetasi O. Xh., banues në fshatin Podgorie të Maliqit. Sipas bluve të qytetit juglindor, nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.