Në rrjetet sociale vijojnë të publikohen pamje të shoferëve të papërgjegjshëm të cilët bëhen burim aksidenti në rrugë me sjellje e tyre.
Ashtu siç shihet në një video të postuar në Instagram, një shofer që nget një “BMW” luksoze, parakalon rreshtin e makinave që janë në radhë për shkak të trafikut. Personi në fjalë e nget makinën në mënyrë të rrezikshme dhe pavarësisht se përballë tij vijnë makina të tjera, ai futet në mes tyre duke rrezikuar seriozisht jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Ajo që është akoma më shkelje flagrante, është fakti se personi në fjalë filmon të gjithë skenën duke shtuar rrezikun e një aksidenti të mundshëm.
