TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

Rusia shton sulmet me raketa në Ukrainë

18:50 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Kërkojnë ndihmë, 4 alpinistë bllokohen në Valbonë

18:36 / June 26, 2022

Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin

18:26 / June 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Ekonomi

I riu nga Laçi që kujdeset për 100 dhi: Në Shqipëri kam gjithçka!

15:32 / June 16, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shumë nga të rinjtë e mendojnë seriozisht largimin nga Shqipëria, por ky nuk është rasti i Alfredit, të riut fermer që jeton në një nga fshatrat e Kurbinit. Ai na thotë me një bindje për ta patur zili se “në Shqipëri ka gjithçka që i duhet”.

Ne e takuam nga afër atë. Folëm për projektet dhe ëndrrat e tij. Pamë punën e jashtëzakonshme që bën dhe rezultatet inkurajuese që po korr. Fermeri kurbinas është një shembull frymëzues për çdo të ri, një model që duhet promovuar.

“Me punën në bujqësi dhe blegtori mund të ngresh një ekonomi të mirë familjare. Edhe Shqipëria ofron mundësi për të ndërtuar një jetë të mirë, pavarësisht vështirësive,”- thotë në mesazhin e tij 33-vjeçari, ndërsa nxit edhe të rinjtë e tjerë që t’i përkushtohen bujqësisë dhe blegtorisë.

I diplomuari për mjekësi veterinare ka një pasion të veçantë për tokën dhe kafshët. Ai jep garanci se me punën në bujqësi dhe blegtori askush nuk del i humbur.

“Kam 15 lopë, për të cilat kujdesem vetë. Është një punë që ka mundim, por përfitimet nga shitja e djathit dhe qumështit janë inkurajuese,” – shton më tej ai. I riu fermer është mbështetur edhe nga World Vision Albania në përpjekjet e tij për të hedhur bazat e një ekonomie të qendrueshme familjare; me mjelëse lope, pompë vaditesë dhe trajnime të ndryshme.

Alfredi ka bashkuar forcat edhe më një tjetër djalë të ri të zonës duke ngritur një fermë me mbi 100 dhi. Sipas tij, dhitë janë të një race të veçantë që nuk gjendet në Shqipëri dhe kjo ka bërë që prodhimet e tyre të jenë shumë të kërkuara nga qytetarët e zonës dhe më gjërë. Dy të rinjtë kanë marrë mbi 200 dynym tokë me qira, të cilën e shfrytëzojnë për të kullotur dhitë, por edhe edhe për ta mbjellë me jonxhë dhe kultura të tjera bujqësore sipas nevojave që ata kanë.

Alfredi shpreson që bashkëpunimin me mikun e tij ta finalizojë me ndërtimin e një strukture agro-turizmi dhe të një baxhoje. Bashkimi i forcave mes dy të rinjve ka nisur që të japë rezultat.

“Dhitë janë spanjolle dhe cilësia e qumështit është e jashtëzakonshme. Produktet i shesim pa dalë në treg. Vijnë dhe na i marrin direkt në fermë. Jemi 100% të sigurt për shitjen e produkteve tona, madje për darkën e Vitit të Ri nuk na kishte mbetur djathë as për vete. Po punojmë që të krijojmë markën tonë të qumështit dhe të nënprodukteve të tij,”- thotë më tej 33-vjeçari, plotësisht i kthjellët në planet e tij për të ardhmen.

Pavarësisht se ditët e tij janë të lodhshme, Alfredi angazhohet vullnetarisht edhe me World Vision Albania në projektin “Zhvillimi ekonomik i familjeve” që po zbatohet në bashkinë Kurbin. Ai ka marrë pjesë në shumë trajnime me fermerët, ku janë trajtuar tema si: menaxhimi i fermës, mbarështimi i gjedhit, rritja dhe ushqyerja e bimeve etj. Falë përkushtimit të treguar dhe zgjerimit të njohurive, Alfredi është zgjedhur për të drejtuar vullnetarisht edhe një grup prej 20 fermerësh në zonën e tij.

“Të rinjve do t’u thoja; Mos u largoni, por shfrytëzoni mundësitë që na ofron kjo tokë e bekuar,” – ky është mesazhi me të cilin e mbyll rrëfimin i riu fermer, ndërsa iu bën thirrje edhe institucioneve që të rrisin sërish investimet në bujqësi dhe blegtori.

450 fermerë në zonën e Kurbinit kanë përfituar nga projektet e World Vision vetëm gjatë dy viteve të fundit. Fermerët janë trajnuar për higjienën dhe rritjen e kafshëve, ushqyerjen e bimëve, si dhe kulturat perimore, ndërsa 100 prej tyre janë mbështetur me inpute bujqësore si; ullinj, pompa vaditëse dhe spërkatëse, shtrydhëse rrushi, mjelëse lope apo edhe koshere bletësh.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kriza e çmimeve shton frikën te çiftet e reja

15:57 / June 26, 2022

“Furtuna sapo ka filluar”/ Kreu i Kadastrës paralajmëron grabitësit e pronave: Shkon Lamja natën djeg regjistrat…

12:57 / June 25, 2022

Pandemia/ Mbi 19 mijë pensionistë humbën jetë në 2021-shin

12:28 / June 25, 2022

SHISH jep alarmin, në Shqipëri po pastrohen para nëpërmjet kriptomonedhave

08:19 / June 25, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Greqi/ 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin

18:26 / June 26, 2022

E rëndë në Elbasan, 16-vjeçarja i jep fund jetës

18:05 / June 26, 2022
Te fundit

‘The Times’: Plani i fundit i Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

19:20 / June 26, 2022

Rusia shton sulmet me raketa në Ukrainë

18:50 / June 26, 2022

VIDEO/ Me celular në timon dhe të dehur, ndëshkohen qindra shoferë

18:44 / June 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.