Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I riu shkodran u vra në Siri, flet nëna e tij: Nusja ishte shoqja e Floresha Rashës, ata ma morën djalin

19:14 / November 2, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ervin Hasanaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ervin Hasanaj është babai i tre fëmijëve, i cili u largua nga Shqipëria drejt Sirisë me 16 janar të vitit 2013.

Ai udhëtoi së bashku me Diamant Rashën,bashkëshortin e Floresha Rashës, i cili u vra me 27 dhjetor të vitit 2013.

Ndërkohë për Ervinin dyshohet se nuk është vrarë në luftime, por është ndëshkuar pasi u zhgënjye nga xhihadi.

Nëna e tij, Xhyhere Hasanaj ka qenë e ftuar në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv dhe me lot në sy thotë se djali ka dashur të vinte në Shqipëri, por ata e vranë. Ajo ka kërkuar kthimin e eshtrave të djalit të saj në atdhe dhe të kryejë çregjistrimin e djalit të vrarë në Siri, duke e deklaruar të vdekur.

‘U nis me Diamant Rashën. Me Diamant Rashën kanë patur kontakt që në Shqipëri. Dhe nusja e djalit ka patur shoqëri me gruan e tij Floresha Rashën. Fëmija mban atësinë e Ervinit dhe të treja vajzat janë të regjistruaranë njësinë nr. 4 në Tiranë. Certifikata e vdekjes së djalit mungon, ne nuk kemi mundur të bëjmë ende cregjistrimin,deklariminin të vdekur për shtetasin Ervin Hasanaj. Kërkesën time e kthyen mbrapsht, me pretendiminse këtë duhet ta kërkonte bashkëshortja. Ajo e bëri kërkesën dhe letrat janë në gjyq, por kanë ngelur në mungesë të avokatit, nuk kemi mundësi. Kush mundet të më ndihmojë të kthej eshtrat e djalit, që mos të mbeten në vend të huaj. Fëmijët kanë mbetur pa strehë.”

Lajmin e vdekjes së Ervinit për familjarët e dha bashkëshortja  e tij, Nexhmie Beka, nga një kamp në Siri, kur u tha se pasi u plagos Ervini kishte ndërruar jetë në spital dhe më pas e kishin varrosur pa praninë e saj. Ajo kishte mbërritur bashkë me dy vajzat dy vite më pas, me kërkesë të vetë Ervinit. Gjyshja e fëmijëve thotë se nuk kishte dijeni se djali do shkonte në Siri, në një vend për të cilin ata nuk kishin dëgjuar kurrë më parë.

“Kur erdhi krushku më thanë se djalin e kanë varrosur atje. Lajmin e vdekjes na e tha nusja, pas një jave. Ata i kishin kërkuar Ervinit të luftonte por ai nuk kishte pranuar. Pak muaj pasi Ervini vdiq, Nexhmija u kthye në Shqipëri. Kur u nis në vitin 2013 djali më tha se kishte bërë letrat për 5 vjet, se do të shkonte për të studiuar për Islam. Ishte 22 vjeç kur iku. Ditën që u largua nuk e mora vesh. E mora vesh më vonë, nga njerëzit e nuses që kishte ikur në Siri. Fillimisht u nis pa gruan. Pastaj kërkoi të merrte dhe nusen bashkë me fëmijët. Dy vajza kishte në atë kohë. Pas dy vitesh nusja u nis tek Ervini, e dërguan prindërit e saj atje. Ai thoshte se ishte mirë dhe punonte. E morëm vesh se ishte në Siri, por se çfarë ndodhte atje nuk e dinim. Kam komunikuar me djalin shpesh, ai nuk e dinte se do të shkonte për luftë, ai u nis të studionte. Ai nuk na tregonte asgjë. Djali ka dashur të vinte në Shqipëri, por ata e vranë. Gjithmonë na thonin se janë mirë”,- rrëfeu në studio nëna e Ervinit

Ervin Hasanaj është vrarë mbrëmjen e 1 prillit në rrethana të paqarta. Ai është identifikuar nga autoritetet shqiptare si një nga 90 xhihadistët që luftonin në Siri. Report Tv shkruan se bashkëshortja e Ervinit, Nexhmie Hasanaj u rikthye në Shqipëri në vitin 2018 bashkë me tre vajzat e madhja 10, e dyta 7 dhe më e vogla 5 vjeçe, të  mbetura jetime. Pas kthimit në Shqipëri ajo jeton tek prindërit e saj në fshatin të Tiranës, ndërsa nëna e Ervinit, Xhyhere jeton e vetme në një shtëpi me qira në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

I riu përplas për vdekje fëmijën 1 vjeçe e gjysmë në Farkë, prangoset nga policia

14:15 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.