Lulzim Basha, në takimin e tij në Shkodër, u përball edhe me të rinj demokratë që kritikojnë politikën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Një i ri nga Malësia e Madhe e ka konsideruar absurde të flitet ende për të në politikë, ndërsa e quajti të ulët humbjen e opozitës në Shkodër.
“Më duket absurde të flasësh për Berishën. Kur s’e do vendi i vet, Tropoja… Ka fituar Shkodrën gjithmonë dhe s’ka bërë asgjë. Benet Beci fitoi me Luiz Ejllin që më duket një lojtar servil, njëherë përmendi Berishën, pastaj Benetin i bie të jetë një lojë shah mat. Vazhdo mos u tërhiq edhe suksese”, u shpreh i riu në takimin me Bashën.