Kandidati i Ps për deputet, Blendi Klosi është shprehur shumë i entuziazmuar për sigurimin e mandatit të 5-të në qarkun e Beratit.
Ai u shpreh se ky ishte një mandat sakrifice dhe jo pa qëllim kishte kandiduar i 5-ti në listën për deputetë, sepse ky ishte një rezultat që Partia Socialiste e priste prej dekadash, pasi kishte dështuar ta arrinte në zgjedhjet e mëparshme. “Kjo është një fitore spektakolare”, u shpreh ai, duke shtuar: “Tani nuk është më pyetje nëse jemi apo jo të kënaqur, është fantastike, spektakolare, një punë shumë e madhe për këtë ditë”.
“Është një punë disamujore, por në fakt prej dekadash që prisnim të bashkohej e gjithë e majta dhe të arrinim të fitonim 5 mandate të munguara në vitin 2009 apo 2013, nuk arritëm as në 2017-n, prandaj edhe ne vendosëm të vinim në këtë kufi. Unë u rendita i 5-ti si kandidat për deputet për qarkun e Beratit. Ishte një mandat sakrifice.
Ishte një fitore e madhe nga qindra njerëz, të cilët na mbështetën në këtë fushatë. PS ka marrë 5 mandate në qarkun e Beratit dhe Partia Demokratike 2 mandate”, përfundoi Klosi.