Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e kryeqytetit pas denoncimit të bërë nga një vajzë për dhunë dhe marrëdhënie seksuale me dhunë jashtë dëshirës së saj.
Menjëherë pas denoncimit, policia ka arrestuar Ledjo Spahiun alias Besmir Kurtdeda me origjinë nga Peshkopia.
Ai ka shuar në shtëpinë e ish të dashurës së tij 20-vjeçare duke e dhunuar dhe duke kryer marrëdhënie jashtë dëshirës së saj.
Mbi të renë është dhënë urdhri i mbrojtjes. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, thotë policia.
