Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit është shprehur në fjalën e tij ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borschardt në konferencën ndërkombëtare shkencore “Fytyra e armikut të popullit gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990”.
Pasi solli në vëmendje Robespierin dhe Jean-Jacques Rousseau, duke analizuar ndikimin në disa diktatorë botërorë pa harruar edhe Enver Hoxhën, ambasadori iu rikthye kohëve moderne.
“Po në Shqipëri – sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit.
Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata. Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit”e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë tëperceptimit se një person i vetëm mishëron kombin dhe kapushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtënë emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat”, tha ambasadori në fjalën e tij.
