Një 58-vjeçar është gjetur i mbytur këtë të shtunë në lumin e Bunës.
Dyshohet se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N.N, i cili ishte shpallur i zhdukur nga bashkëshortja para pak ditësh.
“Më datë 14.01.2023, në ujërat e lumit Buna, shërbimet polumbare të FNSH Shkodër kanë gjetur trupin e pajetë të një shtetasi, që dyshohet të jetë 58-vjeçari N. N., banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër. Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të.”
Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular.
